Për situatën e vështirë në Shqipëri, është solidarizuar edhe bota e futbollit.
Një gjest shumë të madh ka bërë
arbitri i Superiores, Laver
Alla, i cili në këto momente të vështira ka vendosur të lejë profesionin për pak kohë.
Alla iu ka ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti dhe për të
shpëtuar ata.
Arbitri lushnjar ka qenë në hotelin e shembur "Mira Mare", për të dhënë kontributin e tij.
Alla ka dhënë angazhimin e tij për të
shpëtuar qytetarët
shqiptar, teksa diçka të tillë e ka ndarë edhe me miqtë e tij ne "Facebook".
Shtuar më 27/11/2019,
ora 08:40