Armenia, entuziasëm për grumbullimin e Gael Andonian (FOTO LAJM)

Vendimi i mbrojtësit të Marseille, Gael Antonian për të veshur fanellën e kombëtares armene ka entuziasmuar tifozët e përfaqësueses kundërshtare të Shqipërisë në ndeshjen e së dielës. Lojtari, i cili kishte luajtur me përfaqësueset e moshave të Francës zgjodhi të veshë fanellën e përfaqësueses armene dhe ndeshja e tij e parë do të jetë ndaj Shqipërisë në "Elbasan Arena".

Në aeroportin e Erevanit, "Zvarnots", futbollisti i Marseilles, i cili do të vihet nën urdhrat e trajnerit Challandes, që këtë të mërkurë u shfaq entuziast përpara kamerave për pritjen e rezervuar nga tifozët. Me dhjetëra fansa ishin të pranishëm në aeroport, për t'i uruar mirëseardhjen lojtarit më të ri të përfaqësues së tyre.

Vetë Antonian u shfaq i surprizuar nga kjo pritje dhe i falenderoi tifozët për gjestin e tyre duke realizuar madje dhe disa selfie me ta. Antonian ju bashkua skuadrës në qendrën stërvitore, ku ekipi është grumbulluar që të hënën prej trajnerit zviceran.

Mbrojtësi pritet të jetë titullar në ndeshjen e së dielës ndaj Shqipërisë. Si futbollist është formuar te akademia e Marseilles dhe një prej idhujve të tij është Lorik Cana, që në periudhën e afrimit të tij në klub, ishte kapiteni i Olimpique. /albeu.com/

Shtuar më 25/03/2015, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori