Arrihet akordi, legjenda spanjolle merr pankinën e Barcelonës (FOTO LAJM)

Të gjithë e mbani mend portierin legjendar të Barcelonës, Victor Valdes.

Shpirti i tij dhe sakrifica për ekipin dallohej së tepërmi në fytyrën dhe portretin e spanjollit, i cili tashmë rikthehet për të marrë një tjetër post te katalanasit. Duke nisur që nga dita e sotme, Valdes do të jetë trajneri i ekipit të të rinjve, Juvenil A.

Ish-portieri ka arritur një marrëveshje njëvjeçare me spanjollët, pra deri në qershor të vitit 2020 me mundësinë për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.
Shtuar më 19/07/2019, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori