Arsenal - Atletico, nota e Xhakës dhe Mustafit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Arsenali dhe Atletico Madrid kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së UEFA Europa League që u zhvilua në "Emirates Stadium".

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexandre Lacazette (61′) për skuadrën e Arsene Wengerit, ndërsa për miqtë shënoi Antoine Griezmann (82′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi i Arsenalit, Lacazette, i cili u vlerësua me notë 8.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Vrsaljkon që u vlerësua me notën 5.0.

Për 90 minuta luajtën edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët patën paraqitje të mirë, duke u vlerësuar me notë 7.4 dhe 7.2. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori