Arsenal-Besiktas, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

ARSENAL (4-2-3-1)
Pëlqej
Mbeten edhe ndeshjet e ditës së mërkurë për të kompletuar përfundimisht 32 ekipet që do të marrin pjesë në Monte Carlo në shortin e fazës së grupeve, dhe po atë ditë madje në Principatë do të jepet edhe çmimi i futbollistit më të mirë të UEFA-s, për sezonin 2013-14, çmim ky që do të dalë nga treshja Manuel Neuer, Arjen Robben dhe Cristiano Ronaldo.

Në "Emirates Stadium" Arsenal pret turqit e Besiktas pas barazimit 0-0 një javë më parë në Stamboll. "Topçinjtë" janë dukshëm favoritë pasi nuk janë mundur kurrë brenda 90’ nga një ekip turk, sidoqoftë ishte një klub pikërisht nga Turqia, Galatasaraji, që 14 vjet më parë i mundi londinezët në finalen e Kupës UEFA me 11-metërsha.

Besiktas tashmë e ka thyer një rekord, e klubi nga Stambolli u bë i pari ekip që frenoi Arsenalin në këtë fazë, pas plot 12 fitoreve rresht në Play Off, ndaj klubeve të tillë si Dinamo Zagreb, Sparta Praga, Twente, Celtic, Udinese dhe Fenerbahce, ekip të cilin 12 muaj më parë skuadra londineze e shkatërroi me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Arsenali nuk ka pësuar kurrë gol brenda në Londër nga një ekip turk, por ky është një tjetër rekord që rrezikon të thyhet, pasi skuadra e Slaven Bilic krejt ndryshe nga topcinjtë nuk ka probleme në formacion, e për më tepër Besiktas krenohet me një triumf 2-0 brenda në "Stamford Bridge", në pjesën tjetër të Londrës, ndërsa pesë vjet më parë fitoi 1-0 në "Old Trafford" ndaj Manchester United.

Pra Wenger dhe Arsenali këtë herë rrezikojnë së tepërmi pasi veterani francez nuk do të ketë të gatshëm emra të tillë si Giroud, Arteta, Gibbs, Ramsey, ndërsa Yaya Sanogo nuk është 100%. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori