Arsenal - Brighton notat e lojtarëve (FOTO LAJM)

Arsenali ka fituar ndaj Brightonit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Ligës Premier.

Topçinjtë kanë vazhduar me fitore në kampionatin anglez, duke mposhtur Brightonin në Emirates, pas fitores së fundit ndaj West Bromwich Albionit me rezultat 2-0.

Golat në këtë takim për skuadrën e Arsene Wengerit u shënuan nga Nacho Monreal në minutën e 15-të dhe Alex Iëobi në minutën e 56-të. Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte Alexis Sanchez, i cili u vlerësua me notë 8.6, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Jose Izquierdon, i cili u notua me 6.0.

Në këtë takim luajtën edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili për 83 minuta lojë u vlerësua me notë 7.5, ndërsa Shkodran Mustafi për 90 minuta lojë u notua me 8.3. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2017, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori