Arsenal, prezantohet Danny Welbeck (FOTO LAJM)

Pëlqej
Danny Welbeck ka bërë prezantimin si futbollisti më i ri i Arsenalit përpara tifozëve. 23-vjeçari anglez deklaroi se është shumë i lumtur pasi është transferuar në një skuadër të madhe që lufton për titullin kampion në Premier League.

Sulmuesi i cili la Manchester United për "Topçinjtë" pohoi se edhe pse është formuar si lojtar te "Djajtë e Kuq" zgjodhi skuadrën e Arsene Wenger për të treguar aftësitë e tij dhe se për këtë është shumë i lumtur.

Welbeck do të mbajë fanellën me numër 23. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori