Arsenali shkarkon trajnerin Unai Emery (FOTO LAJM)

Unai Emery nuk do të jetë më trajner i Arsenalit. Pas 18 muajsh në postin e “Topçinjve”, tekniku është shkarkuar zyrtarisht nga posti i tij.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi londinez nëpërmjet faqes zyrtare.


Ecuria e dobët e Arsenalit këtë sezon, që vazhdoi edhe mbrëmë në Ligën e Europës me disfatën me rezultat 2-1, bëri që pasardhësi i Arsene Wengerit, Unai Emery të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Në ditët e ardhshme pritet të emërohet edhe tekniku i ri që do të marrë drejtimin e “Topçinjve”.
Shtuar më 29/11/2019, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori