Ateltico Madrid parakalon Realin si klubi më i shtrenjtë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sot në mbrëmje do të zhvillohet finalja e Superkupës së Europës midis dy skuadrave të Madridit, Atelticos dhe Realit të Madridit. Ndërkohë në statistikat që janë matur përpara kësaj sfide është edhe vlefshmëria e skuadrave. Për herë të parë në histori, skuadra e Diego Simeones është më e shtrenjtë se skuadra e Realit të Madridit.

Nëse kthehemi nëntë sezone më parë, klubi i Atelticos vlente vetëm 205.8 milionë euro, ndërsa Reali 487 milionë euro. Ndërsa vitin e kaluar skuadra e Simeones vlente 740.3 milionë euro ndërsa skuadra e Zidanit plot 941.8 milionë euro. Por këtë vit gjërat kanë ndryshuar.

Reali ka humbur Cristiano Ronaldon ndërsa te Atletico kanë ardhur lojtarë si Lemar apo Diego Costa, por nuk duhet harruar as vlera e shtuar e Antuan Grizman. Kështu vlera e skuadrës së drejtuar nga Simeone ështe 858 milionë euro ndërsa ajo e Lopeteguit vetëm 775.7 milionë euro.
Shtuar më 15/08/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori