Athletic-Napoli, De Laurentiis si turist në Bilbao (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sot në mbrëmje, në "San Mames" të Bilbaos, do të vendoset një pjesë e mirë e sezonit të Napolit, e impenjuar në ndeshjen e kthimit Play-Off të Champions League përballë Athletic Bilbaos.

Ndeshja do të nisë në shifrat 1-1, që u regjistruan një javë më parë në "San Paolo", rezultat ky që favorizon ekipin bask.

Sipas mediave italiane, kjo ndeshje vlen plot 30 milionë euro për Napolin.

Por ky rast nuk i ka shpëtuar presidentit napolitan Aurelio De Laurentiis që të shijojë bukuritë e kryeqëndrës baske. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe familjarë të tjerë bosi italian ka shijuar për disa çaste të qënurit turist. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori