Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Atletico-Barça, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

ATLETICO MADRID (4-4-2)
Atletico do të luajë në “Vicente Calderon” me disavantazhin e një goli, pas humbjes 1-0 në takimin e parë të luajtur në “Camp Nou”, ku Lionel Messi shënoi në minutën e 85, javën e kaluar.

Ndoshta ai rezultat nuk është një avantazh i madh për Barçën, por Simeone është i ndërgjegjshëm për vështirësinë e përballjes së dytë, për më tepër ku bëhet fjalë ndaj një kundërshtari që ka fituar 16 nga 18 ndeshjet e fundit zyrtare, gjatë të cilave ka shënuar 61 gola dhe ka pësuar vetëm 7.

Ndërsa në përballjet direkte me Atleticon, katalanasit kanë humbur vetëm 1 nga 14 të fundit.


Trajneri i Barçës, Luis Enrique, edhe pse nuk ka qenë në krye të “blaugranave” gjatë sezonit të kaluar kur ata u mposhtën nga Atletico në Champions League, thotë se ka studiuar gjithçka ka ndodhur atëherë dhe nuk pret të shohë ndonjë reagim ndryshe nga Atletico.

Atletico Madrid-Barcelona starton në ora 21:00. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori