Atletico-Juve, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

ATLETICO MADRID (4-2-3-1)
Para se të luajë superndeshjen e fundjavës kundër Romës në Serie A Juventusi i Massimiliano Allegrit duhet të kalojë më parë provën Atletico Madrid. Kampionët e Spanjës dhe Italisë do të përballen sot në mbrëmje në kuadër të ndeshjeve të dyta në grupe në Champions League.

Allegri ka vetëm një dyshim përsa i përket sulmit: kush do të jetë partneri i Tevez? Llorente apo Morata?

Përsa i përket "Los Colchoneros", Simeone do të duhet të bëjë pa Gabin në mesfushë, ndërsa sulmi i është besuar kroatit Mario Mandzukiç.

Juventusi e fitoi ndeshjen e parë në grup përballë Malmo 2-0, ndërsa Atletico Madrid u mund në Athinë nga Olympiacos 3-2. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2014, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori