Atletico-Real, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

ATLETICO MADRID (4-3-3)
Derbi madrilen ndez mbrëmjen e sotme. Atletico dhe Real Madrid do të vendosen përballë njëri-tjetrit në sfidën e sotme në "Vicente Calderon", e vlefshme për Copa del Rey.

Sfida e sotme është speciale për Fernando Torres, i cili do të bëjë edhe ridebutimin me "Los Colchoneros". Ai do ta nisë ndeshjen në formacion nga minuta e parë, përkrah Garcias dhe Griezmann.

Ndryshime edhe te "Los Blancos" ku në portë pritet të jetë Keylor Navas, ndërsa në qëndër të mbrojtjes dyshja Pepe-Varane.

Atletico Madrid-Real Madrid starton në ora 21:00. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori