Atletico sfidon Barcelonën në Kupën e Mbretit, ja formacionet e mundshme (FOTO)

Gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë rezervojnë një super përballje mes Madrid dhe Barcelonës, teksa dueli i parë do të luhet në “Vicente Calderon”.

Kampionët e Spanjës vijnë në këtë përballje me madrilenët pa kapitenin Andres Iniesta dhe Sergi Busquets të dëmtuar. Gjithsesi Luis Enrique pritet të bëjë sërish rotacion në formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

“Los Colchoneros” nuk e kanë shkëlqimin e sezoneve të fundit, teksa janë thuajse jashtë garës për titullin. Për këtë ndeshje, Atletico Madrid nuk do të ketë qendërmbrojtësin Jose Maria Gimenez i dëmtuar.



Shtuar më 01/02/2017, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori