Avioni i Dortmundit ulet mes ankthit dhe panikut në Madrid (VIDEO)

Borussia Dortmundit do të luajë nesër kundër Atletico Madridit, ndeshje e vlefshme për UEFA Champions League.

Por ditën e sotme skuadra gjermane ka zbarkuar në kryeqytetin spanjoll.

Në momentin që avioni do ulej, piloti i avionit të skuadrës gjermane pa që në pistë ishte një avion tjetër.

Dhe për të shmagur përplasjen, çka do të sillte një tragjedi të madhe, vendosi të ngihej përsëri në ajër.

Në orën 13:29, rreth gjysmë ore me vonesë, avioni i Dortmundit është ulur i sigurt në Madrid.

Lajmin e mirë e konfirmoi edhe faqja zyrtare e klubit të Dortmundit në Twitter me një mbishkrim: "Shëndoshë e mirë".
Shtuar më 05/11/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori