"Baba cool", Sokol Balla na prezanton për herë të parë me fëmijët (FOTO LAJM)

Megjithëse e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të mediave jetën e tij private, gazetari i njohur Sokol Balla ka vendosur që ta thyejë këtë rregull dhe për herë të parë na ka prezantuar me dy fëmijët e tij.

Balla po kalon disa ditë pushimi në Malin e Zi, ku është argëtuar me djalin dhe vajzën e tij buzë detit. Në pamjet e publikuara, ai shfaqet duke u hedhur me parashutë me të bijën dhe duke bërë një xhiro me skaf me të birin.

“Gang gang. Baba cool”- shkruan gazetari në selfien me dy fëmijët e tij.

Kujtojmë se Balla ka qenë i martuar me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me të cilën është divorcuar disa vite më parë dhe nga martesa ka dy fëmijë të cilët na i prezantoi për herë të parë.
Shtuar më 15/07/2019, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori