Baba shembullor, CR7 shoqëron djalin ditën e parë të shkollës (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo dhe Cristiano Jr. në ditën e parë të shkollës
Pëlqej
Crsitiano Ronaldo pavarësisht se është shumë i zënë me futbollin është një baba shumë i përkushtuar për djalin e tij, Cristiano Ronaldo Jr. "Topi i Artë 2013" kishte vendosur që ta shoqëronte atë në ditën e parë të shkollës.

Ronaldo kishte veshur një bluzë ngjyrë rozë dhe xhinse. Edhe vogëlushi Cristiano Jr. kishte zgjedhur të njëjtin stil si babai i tij, sport edhe komod.

"Familja ime vjen e para. Djali im është gjëja më e rëndësishme në jetë", tha 29-vjeçari në një intervistë për "Mirror". Ylli portugez që prej fillimit ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e nënës. "Dëshiroj që djali të ndjekë hapat e mia dhe të bëhet një futbollist, por gjithsesi ai do të vendosë vetë për të ardhmen", tha Ronaldo.

Ndërsa e dashura e futbollistit, Irina Shayk ndodhet në New York. Ajo u fotografua e veshur "casual" me një fustan ngjyrë salmoni dhe një çantë "Chanel". Modelja ruse është e angazhuar fuqishëm me punët e saj në botën e modës. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori