"Babai u ngushëllua që nuk isha fare lakuriq", rrëfehet bomba e Champions-it (FOTO LAJM)

"The Sun" ka zhvilluar një intervistë të gjatë me Kinsey Wolanski, modelen ruse që u kthye në kryetitull të mediave rozë pasi doli gjysmë e zhveshur në finalen së Champions League, që u fitua nga Liverpool.

Modelja me origjinë ruse ka treguar gjithçka ndodhi natën e 1 qershorit në Madrid dhe ngjarjet pasi ajo hyri në fushë duke u parë nga e gjithë bota.

"Për momentin po mendoj të dal në pension kur të jem 30 vjeçe sepse do të kem para mjaftueshëm. Kapërcimi në fushën e finales së Champions League do të më ndihmojë ta arrij këtë. Po planifikoj të bëj kalime të tjera të mëdha që të rris profilin tim", tha fillimisht 22-vjeçarja.

Kinsey ka treguar edhe disa detaje të tjera pas arrestimit nga policia dhe reagimet nga familja e saj, aq më tepër që babanë e ka polic në Los Angeles.

"Sigurisht që nuk iu kisha treguar se çfarë do të bëja, por ata nuk janë surprizuar sepse e dinë se si jam unë. Babi u ngushëllua me faktin se kisha veshur diçka dhe nuk isha tërësisht lakuriq", shpjegoi ajo.
Shtuar më 10/06/2019, ora 00:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori