Bale premton Championsin me Realin (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gareth Bale është futbollisti më i shtrenjtë në botë dhe kërkon t’ia shpërblejë sakrificën madrilenëve duke fituar Champions League me fanellën e bardhë. Pas prezantimit në mesditën e së hënës, uellsiani, i cili u ble nga Tottenham për 100 milionë euro falenderoi drejtuesit e klubit dhe tifozët për mikpritjen.

“Shpresoj të jap kontributin tim në fitimin e Champions-it të dhjetë. Është një ëndërr që bëhet realitet. Faleminderit për mikpritjen”, tha mëngjarashi para se të pozonte me fanellën me numër 11.

Rreth 30 mijë persona ishin të pranishëm në prezantimin e Gareth Bale në Santiago Bernabeu. Tifozët u dëgjuan duke thirrur “Ozil, qëndro me ne!” dhe gjithashtu pati nga ata që nuk harruan të mbështesnin portierin Iker Casillas. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet