Bale&CR7 kushtojnë sa e gjithë Barça (FOTO LAJM)

Dani Alves - 35,5 milionë
Barcelona dhe Real Madrid përveçse dy skuadra rivale janë edhe dy shkolla të ndryshme jo vetëm futbolli por edhe modeli ekonomik. Teksa katalanasit përforcojnë skuadrën me elementet e akademisë "La Masia" dhe blerjeve jo shumë të kushtueshme, madrilenët kanë shpenzuar gjatë 10 viteve të fundit më shumë 1,1 miliard euro.

Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo kushtuan plot 195 milionë euro, ndërsa e gjitha skuadra e Barcelonës (aktualja) ka kushtuar 25 milionë euro më parë. Sipas Transfermarkt, Real Madrid ka shpenzuar 533,5 milionë euro për të ndërtuar skuadrën aktuale, ndërsa Barçës i janë dashur vetëm 218,5 milionë për të ndërtuar skuadrën që ka momentalisht.

Vetëm këtë verë Perez shpenzoi 181 milionë për afrimin e Carvajal, Casemiro, Isco, Illarramendi dhe Bale, por nuk duhet harruar edhe fakti që largimet e Albiol, Callejon, Ozil dhe Higuain kanë sjellë më shumë se 100 milionë në arkat e madrilenëve. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 12:51
Ndeshja e fundit
17/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Real Madrid Club de Fútbol në Albeu
Ndeshja e fundit
17/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e FC Barcelona në Albeu
taf kusuri
e Dielë 8 Shtator 2013, Ora 22:24
ksaj u thojn shajzen fadamen
Fezi Bylygbashi
e Hënë 9 Shtator 2013, Ora 01:02
o Admin o papak pse nuk e keni shti ne list Leo Messin Xavin Iniesten vetem Messi kushton sa krejt kta dopsirat e realit
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori