E FUNDIT/ Përleshje me thika në Korçë, një i plagosur
Ballistëve nuk i pritet, Shkëndija rrezikon dënim shembullor (FOTO LAJM)

Shkëndija e Tetovës e ka fituar tashmë titullin kampion të Maqedonisë së Veriut, teksa ditën e sotme zhvillon një takim formaliteti kundër Akademija Pandev.

Një 90 minutësh që vlen thjeshtë për statistika për të besuarit e Qatip Osmanit dhe më pas janë programuar që të ketë festime. Por, grupimi i tifozëve të saj "Ballistët" nuk iu pritet që të festojnë pas thuajse 2 orësh dhe kanë vendosur që të festojnë që në minutat e para të takimit.

Kur kaluan vetëm 4 minuta lojë, nga sektori pas portës së Shkëndijës nisën të hidhen në fushë topa letrash, ndërsa nuk munguan as sendet piroteknike. Kjo situatë detyroi gjyqtarin kryesor që të ndërpresë për pak minuta takimin, për të rinisur më pas në minutën e 13-të.

U desh ndërhyrja e spikerit të stadiumit për të shtyrë festën, me Shkëndijën që pritet të marrë një dënim shembullor për këtë fakt. Ndërkohë, në momente të ndryshme, tifozët hodhën sërish sende drejt fushës, ku njërit prej stjuardëve iu desh që të hynte në mes të një aksioni mik për të pastruar fushën.
Shtuar më 19/05/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori