Balotelli e pret me të qeshura Champions-in (FOTO LAJM)

Pëlqej
Champions League rikthehet në "Anfield Road" pas 1,742 ditësh dhe kjo përbën lajm në Angli dhe jo vetëm. Pas disfatës në Premier League ndaj Aston Villas "The Reds" rikthehen sot në mbrëmje në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, të cilin e ka fituar plot 5 herë.

Vëmëndje e madhe e mediave në stërvitjen e fundit të skuadrës para përballjes me Ludogorets dhe të gjithë sytë shkojnë te Mario Balotelli.

Italiani nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës me fanellën e re, por pavarësisht kësaj ai është parë duke qeshur me të madhe bashkë me shokë të tjerë të skuadrës dhe me teknikun Brendan Rodgers. /albeu.com/



Shtuar më 16/09/2014, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori