Balotelli, shaka e të qeshura para debutimit ndaj Tottenham (FOTO LAJM)

Pëlqej
Moral i lartë te Liverpool. Pavarësisht humbjes 3-1 në javën e dytë të Premier League-s përballë Manchester City, atmosfera te "The Reds" duket se është ajo e duhura. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe nëse ke në skuadër një lojtar si Mario Balotelli. Sulmuesi italian duket se është ambjentuar shumë shpejt me ekipin e ri dhe që në ditët e para ka nisur shakatë me shokët e skuadrës.

SuperMario do të ketë debutimin e tij me Liverpoolin këtë fundjavë përballë Tottenham ndaj dhe të gjithë sytë kanë qënë mbi të gjatë stërvitjes së sotme. Stërvitje që kaloi mes shakave dhe të qeshurave dhe ku protagonist ishte pikërisht 24-vjeçari italian. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2014, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori