Barça, 162 milionë për Champions-in e pestë (FOTO LAJM)

Jordi Masip
Pëlqej
Kjo verë ka qënë shumë aktive për Barcelonën. Pasi nuk mundi të fitojë asnjë trofe sezonin e shkuar dhe pasi ndërroi trajnerin klubi katalanas kreu një merkato aktive gjatë këtyre muajve duke afruar në skuadër emra me të vërtetë cilësorë.

Blerja më e shtrenjtë e kësaj vere i takon pikërisht Barçës që pagoi plot 81 milionë euro për të marrë nga Liverpool Luis Suarez, por pas nuk mbeten as blerjet e Rakitiç, Ter Stegen, Vermaelen, Bravo apo së fundmi braziliani Douglas.

Sipas asaj që shkruan sot "Sport.es", Barcelona ka shpenzuar deri tani 162 milionë euro për merkaton dhe synimi kryesor i drejtuesve të klubit nuk është vetëm fitimi i titujve në Spanjë por edhe fitimi i Champions League-s së pestë.

A do t'ia arrijë Barça ta bëjë diçka të tillë? Të presim e të shohim, mundësitë janë.../albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 14:37
miri gosta
e Hënë 1 Shtator 2014, Ora 09:41
barcelona do te behet nje skuader shume e mire.Mesi eshte lojtari me i mire ne bote mesi do te arrije te fitoje opin e arte
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori