Barça, 5 kandidatë për portën (FOTO LAJM)

Nahuel Guzman - Newell's Old Boys
Tashmë është e sigurtë: Victor Valdes po luan sezonin e tij të fundit me Barcelonën dhe për këtë arsye drejtuesit blaugrana kanë filluar që tani punën për gjetjen e pasardhësit të tij. Sipas asaj që informon katalanasja "Mundo Deportivo", Azulgranat kanë pesë emra në axhendën e tyre dhe i fundit që i është shtuar kësaj liste është portieri çek i Chelsea, Petr Cech.

Rikthimi i Thibaut Courtois, i cili kërkohet edhe nga Barça, në "Stamford Bridge" mund të detyrojë gjigandin çek të largohet nga Londra dhe Barcelona do të ishte një opsion shumë i mirë për të. Por sipas mediave katalanase Jose Mourinho është interesuar për Victor Valdes dhe kjo mund të bëjë që mes dy portierëve të ketë edhe një shkëmbim të mundshëm kokë më kokë.

Por këto nuk janë dy emrat e vetëm që interesohet Sandro Rosell. 21-vjeçari gjerman Marc Ter Stegen, spanjolli i Napolit Reina (i huazuar nga Liverpool) dhe ish portieri i Tata Martino te Newell's Old Boys, Guzman, janë kanidatët e tjerë për të zëvëndësuar Victor Valdes. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori