Barça, 50 milionë për dy blerje (FOTO LAJM)

Paulo Dybala - Palermo
Pezullimi i marrë nga FIFA përsa i përket merkatos në hyrje për vitin 2015 nuk e ndalon Barcelonën të lëvizë në tregun e shit-blerjes së futbollistëve për të gjetur elementë të nevojshëm që mund të përforcojnë skuadrën blaugrana.

Drejtori Sportiv i katalanasve për merkaton ndërkombëtare i emëruar vetëm pak kohë më parë nga presidenti Bartomeu italiani Ariedo Braida ka nisur tashmë nga puna dhe është vënë në kërkim të dy futbollistëve, shërbimet e të cilëve Barca pritet t'i sigurojë që në verë për t'i anagazhuar më pas ata në skuadër në Janar të 2016-s.

Numri 1 i katalanasve Josep Maria Bartomeu i ka vënë në dispozcion Braidas një çek të bardhë prej 50 milionë Eurosh, shumë të cilën drejtori sportiv i blaugranave do ta shpenzojë për të blerë dy lojtarë që mund ti shërbejnë skuadrës në ardhmen.

Dy objektivat e mëdhenj të Barcës janë Pogba dhe Reus por me 50 milionë Euro, klubi spanjoll nuk mund të firmosë me asnjërin prej tyre e jo më me të dy prandaj për mesfushorin e Juventusit dhe sulmuesin e Borussias së Dortmundit Barcelona do të mendojë duke filluar që prej vitit 2016-të. Në këtë mënyrë Braida po punon për të afruar në ekip sulmuesin e Palermos, Paulo Dybala dhe mesfushorin e Paris Saint Germain, Marco Verrati.

Emra të tjerë që ndiqen me vëmendje nga Braida me pëlqimin edhe të Luis Enriques, janë atë të mbrojtësit të djathë të Portos Danilo, mesfushorit të Bayer Leverkusen Lars Bender dhe të qëndërmbrojtësit të Fiorentinës Stevan Saviç. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2015, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori