Barça bën pazar te Villareal (FOTO LAJM)

Borja Valero
Barcelona, pas humbjes së kampionatit dhe Champions League pas disa sezonesh triumfuese, mendon të futet fuqishëm në merkaton e versë në mënyrë që të rikthehet sërish në majat e futbollit spanjoll dhe europian.

Orët e fundit mediat iberike raportojnë se klubi katalanas po mendon blerjen e katër futbollistëve të Villareal, skuadra që dy ditë më parë ra në Segunda Division dhe largimet nga klubi do të jenë të mëdha.

Barça interesohet pikërisht për ata lojtarë të cilëve u skadon kontrata me klubin pranë Valencias dhe nuk i duhettë shpenzojë asnjë euro..

Borja Valero, Bruno, Nilmar dhe Diego Lopez po ndiqen me interes nga drejtuesit blaugrana dhe gjatë merkatos së verës mund të mbërrijnë në Camp Nou. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2012, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori