Asnjeri stabël në Barçën e Titos (FOTO LAJM)

Ja si ka ndryshuar skemat e Tito Vilanovës
Pesë javë kampionat, pesë fitore të regjistruara, pikë të plota në renditje për një golavarazh 14-3. Barcelona e re e Tito Vilanovës është një mekanizëm që funksionon në të njëjtën mënyrë siç funksiononte dhe me Pep Guardiolën, duke ruajtur të njëjtin kontroll asfiksues të topit por me një ndryshim, emrat që hyjnë dhe dalin nga formacioni i parë, sidomos në repartin e mesfushës, ingranazhi kryesor i lojës blaugrana, janë në rotacion të vazhdueshëm.

Një zgjedhje e Titos, për të bërë pjesë të filozosifë së lojës katalanase, të gjithë elementët e mundshëm në dispozicion por njëkohsisht dhe për t’i dhënë atyre frymëmarrje gjatë një sezoni sfilitës, mes Champions Ligës, kampionatit dhe Kupës së Mbretit.


Më konkretisht, në pesë ndeshjet e kampionatit, mesfusha trekëndore e barcelonës në asnjë rast nuk ka qënë identike. Në ndeshjen e parë ndaj Sociedadit në Camp Nou, trekëndëshi plotësohej, nga Busquets i tërhequr dhe Xavi e Fabregas në rolin e prodhimtarëve të lojës. Rezultati fitore 5-1. Sfida e dytë në Pamplona pa sërish në fushë Busquets dhe Fabregas, me ndryshimin e vetëm se ky I fundit kaloi në të majtë, duke i lënë vendin në të djahtë Andres Injestës. Rezultati përfundimtar, fitore e vuajtur e Barcelonës 2-1, por gjithsesi fitore. Java e 3-të, në Camp Nou vjen Valencia dhe këtë herë muskujt e mesfushës i besohen, Song nga minuta e parë ndërsa fabregas rikthehet në pozicionin e tij, iniesta shkon në stol, ndërsa Xavi rikthehet titullar.

Barcelona fiton 1-0. Në javën e katërt, vjen fitorja më e thellë e skuadrës blaugrana në këtë fillim kampionati 4-1 ndaj Getafes dhe këtë herë trekëndëshi i mesfushës përbëhet nga Busquets, Xavi dhe Thiago. Ndërsa në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Granadas, luajnë Busquets, Fabregas dhe Thiago.

Katalanasit vuajnë deri në fund dhe duhet hyrja e senatorit xavi që ndeshja të zgjidhet por gjithsesi përfundimi është i njëjtë, katalanasit regjistrojnë fitoren e pestë radhazi dhe rotacioni I Vilanovës, jo vetëm që konfirmohet i suksesshëm por njëkohsisht i jep mundësinë blaugranave që dhe të ruajnë energjitë.

Pra për ti përmbledhur të gjitha në një tabelë, lojtarët që janë aktivizuar më shumë janë Busquets dhe Fabregas, nga katër herë, ndërsa më pas vjen Xavi me tre ndeshje si titullar. Në total janë gjashtë emrat që kanë lëvizur brenda repartit për një barcelonë që mbetet gjithmonë e suksesshme pavarsisht se ndryshon shumë, sigurisht përvec Mesit. Në fund të fundit dhe Vilanova është i ndërgjegjshëm se për të nuk ka elementin e duhur për të bërë rotacion. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori