Barça, ja Top 11 që duan tifozët (FOTO LAJM)

Ter Stegen - 66%
Pëlqej
Tifozët e Barcelonës ka zgjedhur nëpërmjet një votimi në të përditshmen "Sport" formacionin ideal për sezonin e ardhshëm. Më shumë se 20,000 lexuesë kanë zgjedhur rol për rol futbollistin e preferuar.

Në portë është zgjedhur gjermani Marc Andre Ter Stegen duke marrë dyfishin e votave të Bravo, ndërsa Masip ka marrë vetëm 5%.

Në mbrojtje krahët i janë besuar Dani Alves dhe Jordi Alba, ndërsa në qëndër dyshja Pique-Mathieu. Blerja e re Thomas Vermaelen ka marrë vetëm 11% të votave.

Në mesfushë është zgjedhur treshja Busquets-Rakitiç-Iniesta. Busquets ka marrë dyfishin e votave të Mascheranos, ndërsa Xavi ka marrë vetëm 12%.

Në sulm, padyshim që do të zgjidhej treshja Messi-Neymar-Suarez, por ajo që bie në sy është votimi për brazilian që ka marrë 87%, ndërsa argjentinasi vetëm 51%. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori