Të kesh Lionel Messi në ekip dhe të mos jesh
skuadra me më shumë
gola në Europë do të dukej disi e çuditshme dhe e pamundur. Dhe në fakt kështu është:
skuadra e Tito Vilanovas ka sulmin më të mirë deri tani në kampionatet europiane për sezonin 2012-2013 me 132
gola të realizuar në të gjitha kompeticionet.
Pas tyre rënditen hollandezët e PSV Eindhoven dhe kampionët në fuqi të Europës Chelsea.
Vetëm vendi i katërt për
Real Madrid me 116
gola. Pas tyre rënditen Bayern Munchen dhe Benfica me 111 dhe 105
gola.
Sipas asaj që raporton "BarçaStat", 132 golat e katalanasve kanë ardhur pas 666 gjuajtjesh në portë (19.82%) duke thyer edhe rekordin e Barçës së Guardiolës: 17.99% (1056 gjuajtje/190
gola)
Shtuar më 05/04/2013,
ora 17:14