Barcelona, 8 ndeshje larg Tripletës (FOTO)

ndeshjet e mbetura në La Liga, gjysmëfinalet e Champions League dhe finalja e Copa del Rey
Barcelona është shumë pranë fitimit të "Tripletës" së famshme. Katalanasit kryesojnë në La Liga, janë në finalen e Copa del Rey si dhe do të luajnë gjysmëfinalet e Champions League ku përballë do të kenë Bayern Munchen.

Përsa i përket kampionatit spanjoll, Barça numëron 84 pikë pas 34 javësh, 2 më shumë se Real Madrid dhe sfida më e fortë që ka në 4 ndeshjet e mbetura është ajo me Atletico Madrid në "Vicente Calderon", më 17 maj, shkruan Portali Albeu.

Përsa i përket Champions-it, katalanasit do të luajnë dy gjysmëfinalet përballë Bayern Munchen në datat 6 dhen 12 maj dhe nëse kalon në finale aty do të gjejë fituesin e çiftit Juventus-Real Madrid.

Më i lehtë duket suksesi në Copa del Rey, ku në finalen e 30 Majit do të ketë përballë baskët e Athletic Bilbao.

Pra, Barcelonës së Luis Enriques ka edhe 8 finale të tjera për të bërë të mundur fitimin e "Tripletës". /albeu.com/

Shtuar më 30/04/2015, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori