Barcelona, Bravo nuk bind në portë (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Barcelona ka një çështje të re: atë të portierit. Katalanasit u mposhtën 1-0 në miqësoren me Napolin, takim që u vendors nga një gol fantastik nga distanca i Blerim Xhemailit, që lëshoi një silurë të vërtetë nga larg, por futbollistit të lindur në Tetovë i duhet që padyshim të falënderojë dhe gardianin ekstrem të katalanasve, Claudio Bravo për gjestin e tij naiv, pasi goditja nuk ishte e parezistueshme, por kiliani e çoi me duart e tij topin drejt rrjetës.

Episod që favorizon padyshim gardianin tjetër të katalanasve, Andre Ter Stegen për një vend fiks në formacion me Victor Valdes që ka siguruar se e ka mbyllur kapitullin blaugrana megjithëse zyrtarisht është ende lojtar i Barçës.

Trajneri Luis Enrique ende nuk ka zbuluar se cili do të jetë titullari mes shtyllave, por u përpoq ta minimizonte gabimin e Bravos duke deklaruar: "Ai aksion nuk ka asnjë rëndësi, është vetëm një gabim dhe nuk duhet ti kushtojmë vëmendje atij detaji".

Ndërkohë që vetë Bravo insistoi se do të vazhdojë të punojë për të evituar gabimet pasi ka goxha vetëbesim mbi aftësitë e tij.

"Ndieja një krenari të pamatë që po luaja për Barcelonën, por unë do të vazhdoj të punoj, pasi ekziston gjithmonë rreziku që këto gjëra të ndodhin kur je në këtë rol, por rrini të qetë, unë e di se sa vlej", u shpreh portieri i kombëtares së Kilit. /albeu.com/

Shtuar më 07/08/2014, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori