Barcelona - Mallorca, formacionet zyrtare: MSG në fushë (FOTO LAJM)

Barcelona do të tentojë t’i marrë tri pikët e ndeshjes së sotshme kundër Mallorcas, për t’u barazuar me pikë me Real Madridin dhe për ta marrë kreun e La Ligës sërish.

Barcelona do ta presë skuadrën e Mallorcas sonte në orën 21:00 në stadiumin Camp Nou, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të La Ligës.

Klubi katalonas i drejtuar nga Ernesto Valverde i ka fituar pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa s’di për humbje që gjashtë ndeshje. Në anën tjetër, Mallorca s’ka arritur ta mbajë portën e paprekur që gjashtë ndeshje.
Shtuar më 07/12/2019, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori