Barcelona "provokon" para derbit: Messi është mbreti i El Clasicos (FOTO LAJM)

Të shtunën zhvillohet “El Clasico” e parë e këtij sezoni në La Liga.

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në “Camp Nou” në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të në La Liga. Dy skuadrat vijnë nga një start jo shumë i mirë në këto javë të para të kampionatit.

Reali numëron 10 pikë duke u pozicionuar në vendin e tretë, kurse Barca në vendin e 9-të me 7 pikë por ka zhvilluar dy ndeshje më pak.

Në mungesë të Cristiano Ronaldos, Lionel Messi do të jetë ylli i vetëm i ndeshjes që ka dhuruar spektakël sa herë që është luajtur.

Mbreti i El Clasicos“, ka shkruar Barcelona në rrjetet sociale duke ia bashkëngjitur një fotografi të Messit.
Shtuar më 22/10/2020, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori