Barcelona thyen rekord në merkato (FOTO LAJM)

Blerja rekord e verës: Luis Suarez - 81 milionë euro
Pëlqej
Barcelona është ekipi spanjoll që ka kryer më shumë shpenzime gjatë merkatos së verës. Katalanasit lenë pas Real Madrid dhe Atletico Madrid me 120 dhe 105 milionë euro shpenzime, ndërsa në Europë e kalon vetëm Manchester United me 197 milionë euro.

Sipas studimit më të fundit të "Informe Prime Time Sport", prezantuar nga "Soccerex Global Convection", në 1 vitet e fundit Barcelona ka arkëtuar plot 112,7 milionë euro nga shitjet e futbollistëve që janë rritur në akademinë e saj "La Masia".

Përsa i përket kësaj merkatoje Barcelona ka edhe rekordin e blerjes më të shtrenjtë. Katalanasit transferuan Luis Suarez nga Liverpool për 81 milionë euro, 1 milion më shumë se transferimi i James Rodriguez te Real Madrid.

Përsa i përket Ligave, vendin e parë e mban Premier League, e ndjekur nga La Liga dhe Bundesliga. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori