Barcelona tregon se kur do të prezantohet Coutinho (FOTO LAJM)

Barcelona ka njoftuar se Philippe Coutinho do të nënshkruajë nesër kontratë dhe do të prezantohet në Camp Nou.

Ylli brazilian, Phiippe Coutinho nesër do të nënshkruajë kontratë pesë vjet e gjysmë me Barcelonë dhe do të prezantohet para tifozëve.

Faqja e Barcelonës njofton se nga ora 12:30 braziliani nënshkruan kontratën, në ora 13:00 prezantohet, në 13:45 fotografohet në Camp Nou, ndërsa në 14:30 do të mbaj konferencë për media.

Coutinho dje kompletoi transferimin në Barcelonë nga Liverpool për 160 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori