Barcelona-Valladolid, formacionet zyrtare: Fati titullar (FOTO LAJM)

Ecuria e fitoreve e Barcelonës në shtëpi në La Liga është 11 fitore radhazi dhe Ernesto Valverde synon ta vazhdojë këtë ecuri të përkryer edhe sonte kundër Valladolidit.

Skuadra e Valverdes i ka fituar katër ndeshjet e fundit në ligë dhe nëse triumfon sonte, atëherë do të rikthehet në vendin e parë në renditje, me dy pikë më shumë se Granada, që por momentin e mban primatin.

Barça nuk do të mundë të llogarisë në Ousmane Dembelen e pezulluar shkaku i kartonit të kuq.

Valladolidi, ndërkohë, nuk njeh humbje në pesë ndeshjet e fundit, dy fitore dhe një barazim.

Ansu Fati është titullar në vend të Antoine Griezmann në sulm i vendasve.
Shtuar më 29/10/2019, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori