Bashkë me lojtarët "transferohen" dhe të dashurat (FOTO LAJM)

Mandy Capristo - Mesut Ozil (Arsenal)
Tashmë që merkatoja u mbyll zyrtarisht bashkëshortet apo të dashurat e futbollistëve mund të marrin frymë lirisht. Vera ka qënë një stinë e "nxehtë" jo vetëm për futbollistët që kanë qënë në qëndër të zërave të merkatos por edhe për partneret e tyre, që tashmë janë mësuar me "transferimet" e tyre nga një qytet në tjetrin, ose nga një kampionat në tjetrin.

Edhe kjo merkato na ka dhuruar jo pak transferime të bujshme partneresh, të cilat janë të detyruara të ndjekin të dashurit e tyre, në rast se nuk duan t'iu shpëtojnë nga duart. Mund të përmendim rastin e Melissa Satta, e cila ka dy rrugë: ose të ndjekë Boateng në Gelsenkirchen, ose ti japë fund lidhjes së tyre.

Por më e lumtura nga këto transferime është pa dyshim Federica Nargi, e cila do të shohë të dashurin e saj Alessandro Matri me fanellën e skuadrës së saj të zemrës, Milan. Por këtu nuk duhet harruar pas e dashura e Mesut Ozil, Mandy Capristo, e cila do të ketë fatin të jetojë në një super-qytet si Londra. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori