Bashkia e Torinos nderon Juventusin (FOTO LAJM)

Kryetari i Bashkisë së Torinos Piero Fassino ka nderuar Juventusin në Sallën e Kuqe të pallatit komunal. Kampionët e Italisë kanë qënë të ftuarit e nderit në një eveniment ku janë ndarë çmime mirënjohjeje dhe vlerësimi për të gjithë ata që kanë kontribuar në dy sukseset rradhazi të "Zonjës së Vjetër".

Në përfundim të ceremonisë ku ishin të ftuar të gjithë futbollistët bardhezinj dhe stafi i skaudrës kapiteni Gigi Buffon i dhuroi numrit një të qytetit fanellën me numrin, që përkon edhe me titujt e fituar gjatë kohës që Fassino ka drejtuar qytetin. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori