Bayern: 10 kandidatët që mund të zëvëndësojnë Martinez-in (FOTO LAJM)

Luis Gustavo (VfL Wolfsburg)
Pëlqej
Diagnoza përfundimtare për Javi Martinezin është zbardhur zyrtarisht pas rezonancës magnetike. Mesfushori spanjoll i Bayern Munchen në Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund ka këputur ligamentin e gjurit të majtë pas një përplasjeje me Marcel Schmelzer në minutën e 31-të. Ky dëmtim ka hidhëruar tifozët dhe drejtuesit bavarezë, sepse 25-vjeçari spanjoll do të mungojë 6 muaj duke u rikthyer vitin tjetër.

Edhe pse Pep Guardiola dhe Karl Heinz Rummenigge patën mbyllur blerjet, po mendohet një qendërmbrojtës ose një mesfushor defensiv. Për qendërmbrojtjen, tekniku spanjoll ka vetëm tre lojtarë, Dante, Boateng dhe Badstuber. Kjo ka bërë që Bayerni të ndryshojë mendje dhe plan për merkaton.

Gazeta bavareze "TZ" ka prezantuar 10 kandidatë, nga Gustavo, Godin, Sakho deri te Khedira, të cilët Portali Albeu i sjell në foto-galerinë e mësipërme. /albeu.com/



Shtuar më 15/08/2014, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori