Bayern-City, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

BAYERN MUNCHEN (4-3-3)
Pëlqej
Pas 8 ndeshjeve të ditës së djeshme sot vjen nata e dytë e Champions League me 8 sfida të tjera. Sigurishti që të gjithë sytë do të jenë në "Allianz Arena", aty ku Bayern Munchen do të presë Manchester City-n.

Për të tretën herë në katër edicionet e fundit bavarezët përballen në grup me "Citiziens", por mbi të gjitha mbetet një sfidë anglo–gjermane dhe brenda ka vërtet shumë histori. Klubet angleze historikisht i kanë shkaktuar dëm rekordmenëve të Gjermanisë, e përveç vlerësimit maksimal dihet botërisht që edhe vetë ish-presidenti Uli Hoeness ka qenë një adhurues i flaktë i futbollit britanik.

Historia flet për ekuilibër të plotë me nga dy fitore për secilën skuadër.

Problemet më të mëdha të City-t janë mungesat e Jovetiç dhe mbrojtësit Zabaleta, ndërsa Guardiola në krahun tjetër ka një mal me probleme, teksa nuk do të ketë të gatshëm emra të tillë si Schweinsteiger, Javi Martinez, Thiago Alcantara, Badstuber, Ribery dhe ndoshta do të mungojë edhe braziliani Rafinha. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori