Bayerni gati edhe për Superkupën e Europës, Flick ka gati listën e lojtarëve (FOTO LAJM)

Nesër në stadiumin "Puskas Arena" të kryeqytetit të Hungarisë, Budapest, do të luhet finalja e Superkupës së Europës Bayern Munchen-Sevilla.

Bavarezët vijnë në këtë sfidë si fitues të Champions League, ndërsa spanjollët triumfuan në Europa League.

Për ndeshjen që do të luhet nesër mbrëma në orën 21:00, trajneri i gjermanëve, Hansi Flick, ka përzgjedhur 23 lojtarët me të cilët shpreson të ngrejë edhe këtë trofe, për ta nisur sa më mbarë edhe sezonin e ri.

Më poshtë mund të shihni lojtarët e përzgjedhur nga Flick për sfidën me Sevillan.

Shtuar më 23/09/2020, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori