Bayerni shpartallon Porton, plas gallata në Facebook (FOTO LAJM)

Bayern Munchen u shfaq i frikshëm në çerekfinalen e kthimit në Champions League duke shkatërruar 6-1 Porton.

Rezultati 3-1 i ndeshjes së parë mund të jetë një mision i pamundur për shumë skuadra, por jo për skuadrën e Pep Guardiolës, e cila falë presionit shkatërrues e përmbysi rezultatin që në pjesën e parë dhe i dha një mësim futbolli skuadrës portugeze, përcjell Portali Albeu.

Kampionët e Gjermanisë shënuan 5 gola gjatë 45 minutave të para duke thyer Porton, e cila ishte skuadra e vetme që nuk kishte pësuar asnjë humbje deri në këtë fazë të Champions League.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin të qarkullojnë foto ironizuese, që venë në lojë portugezët dhe ngrejnë në qiell bavarezët. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori