Beckham, këpucë speciale për ndeshjen e fundit (FOTO LAJM)

David Beckham zgjedh një palë këpucë të veçanta, të personalizuara sipas shijeve të tij per ndeshjen e fundit në karriere si futbollist. Të shtunën në mbrëmje, siç raporton shtypi britanik Beckham do të luaj ndeshjen e fundit me Brest (javën e ardhshme nuk do të jetë ndaj Lorient) dhe për të janë gati këpucët që shikoni në foto.

Mësohet se familja e 38-vjeçarit do të jetë prezente në "Parc des Princes" për të festuar me Beckham, me këtë të fundit që ka zgjedhur këpucët e veçanta me dedikim pikërisht për familjen dhe kombësinë.

Të prodhuara nga "Predathor Lethal Zone", bie në sy ngjyra e këpucëve e dizenjuar me ngjyrat dhe flamurin britanik ndërsa në anësore janë shkruar edhe emrat e djemve të tij, Romeo, Brooklyn, Cruz e Harper dhe në thembër 3 numrat e përzgjedhur prej tij, numrat që ka mbajtur në fanellat e tij, 7, 23 dhe 32. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori