Ben Arfa fut në “sherr” ekipet e Serisë A
Ylli i Nicës në Francë, Hatem Ben Arfa, pritet të transferohet në Serie A në sezonin e ardhshëm.

Sportmediaset shkruan se Ben Arfa dy klubet e Milanos, Milani dhe Interi janë të interesuara për futbollistin e njohur.

Për anësorin këmbëshpejtë kanë shfaqur interes edhe disa skuadra angleze dhe spanjolle. Kujtojmë që ai mund të transferohet me kosto zero gjatë merkatos së verës. Këtë sezon ai ka impresionuar të gjithë me formën që ka treguar. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2016, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori