Bënë bujë me ndarjen, ribashkohen çifti i njohur i showbizit shqiptar (FOTO LAJM)

Pasi konfirmuan lidhjen e tyre, Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi u bënë një prej çifteve më të pëlqyera shqiptare. Por pas disa vitesh lidhjeje, modelja e njohur dhe boksieri i ndanë paqësisht rrugët me njëri-tjetrin. Spekulimet i konfirmoi vetë Heidi ku shkruante se “statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq.”

“Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme. Nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë.”, shkroi asokohe Heidi.

Por megjithëse lidhja e tyre u duk se përfundoi, kapitulli nuk qenka mbyllur. Burime për ‘Prive’ kanë konfirmuar thashethemet që qarkulluan së fundmi, duke bërë me dije se Heidi dhe Robin janë ribashkuar, duke i dhënë një tjetër shans njëri-tjetrit. Pak javë më parë, Krasniqi u shpall kampion bote në duelin kundër Dominic Boesel dhe të shpallet kampion bote dhe Heidi e uroi publikisht.

Shtuar më 31/10/2020, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori