Bënë një fëmijë gjatë xhirimeve? Aktorët e "50 Hijet e Greit" i gjen belaja (FOTO LAJM)
Jamie Dornan dhe
Dakota Johnson janë dy aktorët kryesorë të
filmit “Fifty shades of Grey”, film i cili çmendi botën pesë vite më parë.
Jamie Dornan, në rolin e Christian Grey, u kthye në idhullin e çdo femre dhe madje nga nga ata persona që janë përfshirë aq shumë në historinë e
filmit, saqë mendojnë se
Jamie dhe Christian janë i njëjti person edhe në jetën reale.
Siç aktori ka treguar në një intervistë për “Variety”, dikush e kishte habitur shumë me veprimin e tij ndaj
Dornan.
Një fans besonte verbërisht se
Jamie dhe
Dakota kishin bërë një fëmijë së bashku pas skenave erotike me marrëdhënie seksuale.
Madje, fansi i kishte dërguar
Jamie-t një foto të një fëmije, që sipas fansit ishte i aktorit. Për më tepër, ai e kishte kërcënuar se do t’i tregonte gruas së
Jamie-t.
“Më tha që ishte fëmija im dhe do t’i thonte gruas sime. Mendonte se fëmija është i imi dhe i Dakotës dhe e kishim bërë këtë fëmijë gjatë
filmit. Ishte e çuditshme”- ka treguar aktori.
Dornan është baba i tre fëmijëve me bashkëshorten e tij Amelia Warner, ndërsa e ka sqaruar gjithmonë se ai dhe
Dakota Johnson janë vetëm miq.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 09:49