Bëri ndërhyrjen horror ndaj lojtarit serb, reagon Migjen Basha (FOTO LAJM)

Ndeshja e fundit me ekipin e tij ka qënë një makth i vërtetë për mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha.

Basha u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 11-të të sfidës mes Arisit dhe Panionios pas një ndërhyrje horrr që i bëri kundërshtarit me origjinë serbe Maksimoviç.

Por Basha ka pranuar se është njderë shumë keq nga ajo ndërhyrje.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” pas ndeshjes, Basha ka kërkuar ndjesë për atë ndërhyrje, teksa sqaron që të tilla incidente të rënda nuk janë në natyrën e mesfushorit.

“Dua t’iu kërkoj falje të gjithëve për ndërhyrjen e ashpër në ndeshjen ndaj Panionisit, dua t’i kërkoj gjithashtu falje kundërshtarit dhe shpresoj t’a rishoh sa më shpejt sërish në fushë. Ishte një incident i rëndë i cili nuk është në natyrën time” , shkruan Basha në “Instagram”./albeu.com/

Shtuar më 18/02/2019, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori