Besnik Hasi, "trajneri i vitit" në Belgjikë (FOTO LAJM)

Viti 2014 rezultoi shumë i suksesshëm për trajnerin shqiptar të Anderlecht, Besnik Hasi. Arritjeve të kampionëve të Belgjikës u shtohet edhe një çmim individual, pasi 43-vjeçari eshte shpallur trajneri më i mirë i vitit në Belgjikë, duke fituar kështu trofeun e parë personal në karrierë si trajner.

Në votimin ku morën pjesë kapitenët dhe trajnerët e skuadrave të Ligës së parë belge, Hasi la pas trajnerin e Club Brugge, Michel Preud Homme dhe atë të Lokerenit, Peter Maes.

Hasi e mori drejtimin e Anderlecht në muajin mars të 2014 dhe arriti që ta shpallte kampion skuadrën e tij edhe pse ishte 6 pikë pas vendit të parë. Megjithatë veç titullit kampion, 2014 për Hasin dhe klubin belg ka qenë e suksesshme edhe në Champions League, ku mori pjesë në fazën e grupeve, në atë më të fortin, e ku mundi të zërë vendin e 3-të duke vazhduar në 2015 në Europa League. /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2015, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori