Besnik Hasi zyrtarisht trajner i Olimpiakosit: Jam gati për sfidën e re! (FOTO LAJM)

Më në fund është zyrtare. Besnik Hasi është trajneri i ri i Olimpiakosit. Strategu shqiptarë do të drejtojë ekipin e madh grek, i cili dominon prej vitesh në vendin fqinj.

Gjatë prezantimit të tij përpara mediave, ish-trajneri i Anderlehtit dhe Legias deklaroi: “Së pari, dua të qartësoj që kjo është hera e parë që flas për Olimpiakosin. Nuk ka folur për asnjë gazetë apo televizion, edhe pse kam parë shkrime sikur kam dhënë intervistë në Belgjikë. Sot firmos për Olimpiakosin dhe sot po flas për herë të parë.

Jam shumë i lumtur që jam këtu, Olimpiakosi është një klub i madh dhe ndihem i nderuar që marr këtë detyrë. Kam ardhur më parë në Pire si trajner i Anderlehtit dhe e njoh atmosferën.

Ndihem i nderuar nga besimi i dhënë nga presidenti dhe administrata, që kanë një objektiv të qartë, kualifikimin për në grupet e Champions League. Unë e kam këtë eksperiencë dhe mund t’ia dal mbanë.

E njoh skuadrën, e kam parë mjaftueshëm. Që kur kemi nisur kontaktet me klubin, kam parë 6 ndeshje të Olimpiakosit, përveçse e kam ndjekur edhe më parë dhe njoh shumë lojtarë" , u shpreh në konferencën për mediat Besnik Hasi.


Shtuar më 08/06/2017, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori